TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka publikuar në rrjet një video të kryeminsitrit Rama që premton paketën e tretë të ndihmës ekonomike, premton plan për rimëkëmbjen por që asnjë prej këtyre premtimeve nuk janë mbajtur.
“Edi Rama është një mashtrues i rëndomtë, i cili lë shqiptarët në mëshirë të fatit dhe taksat e tyre i transferon në parajsa fiskale. Ndiqni me zë dhe me figurë kryemashtruesin në ikje”,- shprehet Spaho.
STATUSI I PLOTE
Fjalët e Edi Ramës i merr era. Çfarë thotë sot, nuk e thotë nesër. Premton paketë të tretë të ndihmës ekonomike, por nuk e mban fjalën. Premton plan për rimëkëmbjen, as që kujtohet më për të. Edi Rama është një mashtrues i rëndomtë, i cili lë shqiptarët në mëshirë të fatit dhe taksat e tyre i transferon në parajsa fiskale. Ndiqni me zë dhe me figurë kryemashtruesin në ikje. ?