AKTUALITET, 17 Prill 2020, 14:30

Koronavirusi shkakton 41 viktima brenda 24 orëve në Rusi, 32,008 persona të infektuar

Koronavirusi shkakton 41 viktima brenda 24 orëve në Rusi, 32,008


Rusia ka shënuar shifrën më të lartë ditore të viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 41 viktima duke e çuar në 273 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 4,069 raste të reja dhe numri total i të infektuarve ka arritur në 32,008.

Aktualisht 2,590 persona janë shëruar, përfshirë 286 që nga dita e djeshme.

Rusia ka kryer deri më tani mbi 1,7 milionë teste për Covid-19.