TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka përfunduar në pranga një grua 62 vjeçare në Vlorë. Ajo ka tentuar të fusë lëndë narkotike për djalin e saj, në ambientet e paraburgimit, por u zbulua nga policia.
Në pranga u vu shtetasja me inicialet S.S. Pas kontrollit të ushtruar, mes ushqimeve është gjetur një sasi lënde narkotike prej 100 gr., e dyshuar cannabis sativa.
NJOFTIMI
Ditën e djeshme, në ambientet e paraburgimit IEVP Vlorë, shtetasja S. S. ka shkuar për t’i dërguar disa ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.
Pas kontrollit të ushtruar, mes ushqimeve është gjetur një sasi lënde narkotike prej 100 gr., e dyshuar cannabis sativa.
Menjëherë, në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë 62-vjeçarja S. S., me banim në Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.