TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Mentor Nazarko, ka qenë i ftuar në emisionin "Në fokus" në "Tv T", ku ka folur për situatën në vend, në kuadër të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Nazarko tha se Shqipëria sot drejtohet si në mesjetë, nga një njeri i vetëm, që është "një lloj sulltani".
"Kjo është një situatë që është gatuar edhe nga pak edhe nga opozita. Rama s'ka praktikisht opozitë, ca për shkak të situatës, është në njëfarë mënyrë një lloj sulltani, shteti identifikohet me një person, si në mesjetë. Kjo bëhet edhe me ligj, në kuptimin që, për shkak se institucionet nuk mblidhen dhe Kushtetuta e Shqipërisë, lejon ato aktet normative, ai praktikisht është vetë parlamenti. Edhe kur ishte parlamenti, nuk kishte një opozitë të fuqishme. Imagjinoj që zgjidhjet mund të ishin më të mira.
Kjo është një stiautë, në të cilën kemi mundësi të reflektojmë. Mund të kuptojmë, se disa degë të thata të ekonomisë tona, duhet të krasiten", tha Nazarko.
/TPZ.al/
VIDEO: