AKTUALITET, 17 Prill 2020, 14:44

“100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse”, Meta: Mirënjohje Hungarisë mike dhe aleate të përhershme të shqiptarëve!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, falënderoi Hungarinë për ndihmën me 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse mjekësore, dhuruar Shqipërisë me qëllim përballimin e pandemisë së COVID 19.

Kreu i Shtetit vlerësoi shprehjen e solidaritetit dhe ndihmën nga një vend mik dhe partner i Shqipërisë.

STATUSI I PLOTË

Mirënjohje Hungarisë mike dhe aleate të përhershme të shqiptarëve, për solidaritetin dhe ndihmën bujare konkrete që i dha sot vendit tonë në mbështetje të luftës kundër COVID-19, duke na dhuruar 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse mjekësore.

Falenderoj Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z.Péter Szijjártó që shprehu sot nga Tirana vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht kundër pandemisë, kësaj të keqeje të përbashkët.