TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I pyetur nga gazetarja Mirela Milori nëse mund të ketë klane në PS që mund të kenë përballje me ministrin Fatmir Xhafaj, kryeministri Rama dha ketë përgjigje:
“S’e mendoj. Unë e kam të qartë 80% tablonë. Se unë e kam pak a shumë të qartë si është zhvilluar dhe nëse prokuroria do i shkojë deri në fund njerëzit do shohin gjëra që janë shumë tronditëse, këtu janë përfshirë struktura. Këtu është një gjë matematikisht e sigurt.
Mjafton që prokuroria ti drejtohet kujtdo agjencie e të marrë të vërtetën, unë e përsëris, askush mos më besojë, të presim rezultatin që të vijë nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare cilado qoftë ajo” – tha Rama.
Megjithësi i hodhi poshtë mundësitë e një lufte brenda PS, ai tha se në çështjen Xhafaj janë të përfshira struktura të tëra që kanë punuar në prapaskenë.