AKTUALITET, 21 Maj 2018, 21:38

Deklarata "bombë" e Edi Ramës: Njerëz të lartë në PD, të lidhur me kokainën e kapur në Durrës

Deklarata "bombë" e Edi Ramës: Njerëz të
Kryeministri Edi Rama ne nje interviste me gazetaren Mirela Milori te ABC news, tha se ka informacione që çojnë në dyshime të arsyeshme se zyrtarë të lartë të PD kanë lidhje me kokainën që u kap në Durrës.

Edi Rama: Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim.

Mirela Milori: Pse është gjithë ky acarim? Pse PD qenka e acaruar nga kapja e 613 kg kokainë dhe ndalimi i një personi në Gjermani?

Edi Rama: Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD.

Mirela Milori: Dyshime të arsyeshme apo informacione?

Edi Rama: Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova.

A ka klane në PS kundra Xhafajt? Rama për akuzat: Unë s’do duhet të isha në faqe të dheut, për Tahirin reagova se..

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori nëse mund të ketë në PS klane që mund të kenë përballje me ministrin Fatmir Xhafaj, kryeministri Rama dha kete pergjigje:

“S’e mendoj se unë e kam pak a shumë të qartë si është zhvilluar dhe nëse prokuroria do i shkojë deri në fund njerëzit do shohin gjëra që janë shumë tronditëse, këtu janë përfshirë struktura. Këtu është një gjë matematikisht e sigurtë. Mjafton që prokuroria ti drejtohet kujtdo agjencie e të marrë të vërtetën, unë e përsëris, askush mos më besojë, të presim rezultatin që të vijë nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare cilado qoftë ajo”.