TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kompania e naftës, BolV Oil, ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në Tpz.al, për një video ku shihen autobotet që furnizohen me naftë tek Albpetrol. Bolv Oil bën të ditur se prej 15 vjetësh kryen transport të naftës me 120 autobote. Në reagim thuhet se Bolv Oil është kontraktuar nga kompania Izvor 99 dhe Bankers Petroleum për të transportuar naftën e Albpetrol. Bolv Oil thekson gjithashtu se pikat e saj të karburantit furnizohen me SHELL, kompaninë botërore prestigjoze të naftës.
Ndërkohë TPZ.AL, po kryen verifikime dhe po investigon të gjitha pretendimet e "Bolv Oil" dhe ditët në vijim do të publikojë të tjera të dhëna.
Më poshtë reagimi i plotë:
Reagim publik !
Duke u nisur nga artikujt e publikuar këtë fundjavë për një akuzë të ngritur mbi cilësinë e karburantit ne stacionet e sherbimit Bolv-Oil, dëshirojmë të bëjmë një sqarim shumë të rëndësishëm për të gjithë klientët tanë dhe jo vetëm.
Bolv-Oil sot përfaqëson një nga kompanitë me te medha te importit dhe te transportit te karburanteve ne Shqiperi. Që nga krijimi , kompania ka qenë shumë e suksesshme duke ofruar shërbime me cilësi të lartë te produkteve qe shet ne stacionet e sajpo ashtu dhe ne transportin e ketyre produkteve dhe veçanërisht në transportin e naftes bruto, me nje flote prej me shume se 120 autobote.
Bolv-Oil sh.a ka menaxhuar transportin e naftës bruto në volume te larta, sipas kontrates me kompanine prestigjoze Bankers Petroleum prej 15 vitesh dhe ne vazhdim. Duke filluar nga viti 2017, ky sherbim ofrohet dhe per llogari te Kompanive te ndryshme sic eshte kompania Izvor 99, e cila ka fituar ankandin per kete produkt te organizuar nga shoqeria Albpetrol Sh.a
Video e publikuar nga TPZ.AL si dhe JOQ, që supozohet të jetë një video e kapur në flagrancë nga banorët e zonës, është thjesht aktiviteti I përditshëm i transportit të naftës bruto i zhvilluar nga kompania Bolv-Oil, për llogari të të tretëve, duke qenë se Bolv-Oil është kompania me e madhe ne treg që bën transport të ketij produkti prej15 vitesh, sic eshte shpjeguar me larte.
Kjo naftë, për të gjithë ata që nuk e dinë, në pamje të parë është si serë, pra naftë jo në formën e saj finale të përdorimit , gjë që e bën të pamundur tregtimin e saj neper pikat e karburanteve si nafte per automjetet.
THEKSOJMË EDHE NJËHERË, BOLV-OIL ËSHTË KOMPANIA E CILA BËN TRANSPORTIN E KËSAJ NAFTE QË DEL NGA NËNTOKA SHQIPTARE. NAFTA BRUTO NE SHQIPERI LEVIZ ME REGJIM DOGANOR (DSHA), FAKT QE DIHET NGA TE GJITHE, Dhe Vertetohet shume Lehte Nga Institucionet Perkatese.
Është për të ardhur keq ku arrin konkurenca jo e ndershme e disa kompanive qe operojne ne kete fushe.
Në qoftë se nafta bruto do të tregtohej direkt sic nxirret në formë sere, atëherë s’do të ekzistonin rafineritë, të cilat bëjnë rafinimin e nenprodukteve te saj sic eshte Gazoili ( Nafta) e te tjera për përdorim final në stacionet tona të karburanteve.
Bolv-Oil tregton produkte brenda të gjitha standarteve të shtetit tonë në të gjitha pikat e saj të shitjes. Ne sigurojmë të gjithë klientët tanë që puna jonë është profesionale, transparente dhe me cilësinë maksimale.
Një nga produktet më prestigjoze që ne tregtojmë, Produkti Ë-poëer, importohet nga gjigandi Shell i naftës nga depozitat e tij ne shtetin grek, vjen i certifikuar dhe i kontrolluar nepermjet organeve kompetente dhe ka arritur shitje të jashtëzakonshme në tregun shqiptar.
Ne premtojmë që do të vazhdojmë t’ju ofrojmë shërbimet tona me po të njëjtën cilësi dhe do të lëmë punën tonë të flasë vetë për të.
Faleminderit që zgjidhni BOLV-OIL!
/TPZ.AL/