TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar në ABC News, se ai e ka marrë audio përgjimin e Agron Xhafajt dhe e ka dërguar në një laborator shkencor për të kuptuar nëse zëri është i tij. Por kryeministri, më shumë se sa të dilte nga situata që krijoi vetë, është fundosur më keq. Kur u pyet nga gazetarja Mirela Milori, se ku e gjeti zërin origjinal për ta krahasuar, Rama nuk kishte një përgjigje. Megjithatë kryeministri tha se në laborator dërgoi materialin nga "shfaqja që u bë", pra duke nënkuptuar se e ka marrë nga audio e transmetuar nga Partia Demokratike. Pra Edi Rama, ka dërguar për analizim materialin e PD-së, pa patur zërin origjinal.
Kjo përgjigje e palogjikshme e kryeministrit mund të ketë dy shpjegime, të cilat në çdo rast tregojnë për një kryeministër që e ka humbur toruan. Versioni i parë është që Rama, ta ketë marrë zërin origjinal të Agron Xhafajt nga prokuroria dhe tani po bën deklarata për ta mohuar këtë fakt, që do të dëshmonte kapjen e organit të akuzës. Versioni i dytë është se Edi Rama gënjen dhe se ai nuk ka marrë asnjë përgjigje nga asnjë laborator, por thjesht ka luajtur bllofin.
Kryeministri u shpreh se do të presë rezultatin nga prokuroria por tha se prokuroria duhet ta kërkojë përgjigjen nga një agjensi ndërkombëtare, duke mos harruar zakonin e keq të futjes së hundve në punët e drejtësisë.
"Të presim rezultatin që të vijë nga një agjensi e specializuar ndërkombëtare cilado qoftë ajo".
I pyetur për mendimin që ka për ministrin e brendshëm, Rama deklaroi se ministri ka rezultate pozitive dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin e mëparshëm të vëllait. Rama tha se vëllai nuk mban përgjegjësi për veprimet e vëllait, por do të mbante përgjegjësi morale vetëm nëse Agron Xhafaj do të vazhdonte trafikun e drogës, gjë të cilën Rama e mohon.
"Jetojmë në një sistem ku që nga mosha 18 vjec, gjithkush varet nga këmbët e veta dhe nuk mund të jetë vëllai përgjegjës për vëllain.Nuk mund të jetë implikim fakti që një vëlla ka një vëllaNë pozicionin e kryeministrit nuk mund të bëj vlerësime bazuar mbi pretendime por mbi fakte dhe gjykoj punën bazuar në rezultate. Këtë fakt e kam ditur kur kam bërë zgjedhjen, e ka ditur opozita dhe gjithë Shqipëria".
/TPZ.AL/
