TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama sërish ka refuzuar të përgjigjet se si e bëri ai analizën shkencore të videopërgjimit, pa pasur zërin e Agron Xhafajt dhe atë të denoncuesit të tij në audio përgjim (ato i ka vetëm prokuroria). Ai ka pranuar se laboratori i huaj pa emër ka bërë një analizë në bazë të materialit të incizuar nga transmetimi në TV.
Por kryeministi përballë insistimit të gazetares Mirela Milori ka pranuar të thotë se në fund të fundit ky është vetëm opinion i tij (që gjithësejcili është i lirë të mos e besojë) dhe e vërteta do të dalë vetëm pasi të shprehet në një laborator shkencor i një vendi partner perendimor. Pasi tha këtë Rama hodhi dhe dorashkën e sfidës.
Nëse audiopërgjimi del i vërtetë duhet rishikuar pozicioni im, por nëse del e kundërta duhet rishikuar veprimi i një strukture kriminale ndëshkimit të së cilës i duhet shkuar deri në fund.