AKTUALITET, 21 Maj 2018, 21:34

Rama flet për përgjimin e një ministri të qeverisë së tij: Të dalë çfarë të dojë!

Kryeministri Edi Rama, është pyetur në ABC News, lidhur me aludimet se ka një përgjim për një tjetër ministër të qeverisë së tij. Kryeministri ka thënë se nuk i intereson çfarë publikohet dhe se secili mban përgjegjësi për veten.

"Të dalë çfarë të dojë. Unë di deri në fund dhe njoh deri në fund, është gjëja që ka rëndësi, vetëveten dhe Partinë Socialiste. Secili, brenda PS-së, që merr një detyrë dhe mbështetje nga PS, është përgjegjës për cdo veprim që bën. Ka vlerësimin për çdo rezultat që arrin . Në rast se shkel në dërrasë të kalbur duhet të merret me pasojat. Përgjimet në asnjë vënd të botës nuk janë provë. Me përgjimet janë bërë hatara në vende më të zhvilluara se ne. Nuk më impresionojnë këto. Më lë pagjumë, fundi i qershorit dhe vendimi i Këshillit Europian. Për këtë jetoj dhe për këtë punoj!"

/TPZ.AL/