AKTUALITET, 21 Maj 2018, 20:22

Deputeti i LSI: Rama po sillet si Kryetar i të gjitha Bashkive

Deputeti i LSI: Rama po sillet si Kryetar i të gjitha Bashkive

Nëpërmjet një statusi në facebook, deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka komentuar turin e takimeve të kryeministrit Rama, për të ashtuquajturën llogaridhënie e qeverisë.

Rama është ndalur sëfundmi në Gjirokastër, por për deputetin Spahiu kryeministri po sillet si Kryetar i të gjitha Bashkive në vend.

Më poshtë statusi i plotë:

E ndjek në Gjirokastër dhe gjithmonë e më shumë bindesh që ky vënd nuk ka 61 Kryetarë Bashkishë por 62.

Edi Rama është Kryetari i Kryetarëve.

Vëndi është pa Kryeministër e as Ministra.

Qeverisja bëhet në zyrë, e jo rrugëve, apo takimeve me anëtarë të partisë në pushtet!