AKTUALITET, 9 Maj 2020, 15:56

“Kjo dhunë barbare, përgjegjësi e Ramës”, Basha për përplasjen e policisë me protestuesit: Pasi i vjedh e gënjen…

“Kjo dhunë barbare, përgjegjësi e Ramës”, Basha


Kreu i PD Lulzim Basha reagon ashpër pas pamjeve të përplasjes dhe me policinë në protestën e Shoqërisë Civile sot, e shoqërimit me forcë në Komisariat të disa prej tyre.

Në një postim në Twitter, Basha thotë se “kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës”.

“Ky regjim po përdor edhe pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e pastrimit të parave të krimit”.

“Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias dhe dhuna fashiste ndaj protestuesve paqësorë është akt lufte i Ramës ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë. Pasi i vjedh përditë dhe i gënjen me premtime boshe, Rama përdor dhunë fashiste kundër qytetarëve edhe sot në #EuropeDay. Kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës. Babëzia për të zhvatur TK është vepra e tij”, shkruan Basha.