AKTUALITET, 17 Gusht 2019, 15:12

Kishte fshehur heroinë në trup dhe banesë, arrestohet 31-vjeçari nga Vlora

Kishte fshehur heroinë në trup dhe banesë, arrestohet

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Mësohet se 31-vjeçari me inicialet M.L do të akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

I riu u prangos pasi gjatë një kontrolli fizik iu jgetën në trup disa doza heroine. Më pas efektivët e policisë kontrolluan edhe banesën ku jetonte 31-vjeçari.

Në shtepi u gjetën edhe 110 gramë pluhur që dyshohet të jetë përzierës i heroinës.