TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me kërkesë të Policisë vendase, autoriteti ekuivalent belg ka shpallur në kërkim dy shtetas shqiptarë, pasi si rezultat i një kontrolli të ushtruar në kamionin e tyre, u gjet një sasi e konsiderueshme parash që arrinte vlerën e disa miliona eurove.
Kontrolli u ushtrua nga policia në portin shqiptar të Durrësit, raporton “The Brussels Times”.
Kamioni vinte nga Belgjika dhe përmbante nëntë vetura, në dy prej të cilave u gjetën më shumë se tre milion euro dhe rreth 100,000 franga zvicerane.
Që prej atëherë, Policia është në kërkim të dy shoferëve dhe deri më tani, nuk ka rënë dot në gjurmët e tyre.
Të kërkuarit, të dy afro të tridhjetave, nuk janë parë për një kohë të gjatë.
Në këto rrethana, Policia shqiptare i ka bërë thirrje asaj belge për shpallur në kërkim shoferët e kamionit “shumëmilionësh”.