TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në prangat e policisë së Pogradecit ka rënë një 46-vjeçar me iniciale A.J pasi akuzohet se dy ditë më parë i ka vënë flakët një mjeti.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në zonën industriale, ku u dogj një automjet tip “BMW X6”.
Policia arreston në flagrancë një shtetas, si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me fakte ligjore, të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 31.07.2019, ku në lagjen nr.1, u dogj automjeti tip “BMË X6” në pronësi të shtetasit J.M, 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, informojmë se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.T, 33 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, si autor i dyshuar i zjarrvënies ndaj mjetit të 46-vjeçarit J.M.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.