TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Yong-un është gjallë dhe është shfaqur në publik për herë të parë, pas aludimeve se shëndeti i tij ka qenë në rrezik deri tek ato më ekstremet, se ka ndërruar jetë.
Ky lajm është dhënë nga media shtetërore në Korenë e Veriut, e cila raportoi se Kim Yong-un u shfaq në një fabrikë, ku priti shiritin dhe turma e priti me brohoritje.
Megjithatë asnjë fotografi nuk është publikuar ende dhe lajmi nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
Kim Yong-un u zhduk nga jeta publike për thuajse 20 dite, duke shtuar spekulimet se diçka nuk shkonte me shëndetin e tij.
Madje, pati raportime se diktatori kishte ndërruar jetë pas një operacioni në zemër.
Koreja e Veriut, është vendi më i izoluar në planet dhe informacioni është gjithmonë i vështirë për t'u verifikuar dhe shpesh i pamundur, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje delikate, si shëndeti i diktatorit.
/TPZ.al/