TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pano Ruçi, shqiptari që humbi djalin e tij, Denisin, në tragjedinë hekurudhore të Tempit, ka humbur ndjenjat gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet në Larisa.
Sipas mediave greke që citon noa.al, Ruçi u ndie keq gjatë seancës, pas dëshmisë së tij, duke shfaqur tension të lartë dhe simptoma që ngritën shqetësime për gjendjen e zemrës.
Në vendngjarje mbërriti një ambulancë, e cila e transportoi në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës për ndihmë mjekësore. Pas incidentit, gjykata ndërpreu seancën.
Ruçi është babai i 22-vjeçarit Denis Ruçi, një prej 57 viktimave të aksidentit hekurudhor të vitit 2023. Ai është bërë i njohur në Greqi për protestat dhe grevën e urisë, përmes të cilave ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së djalit.