AKTUALITET, 9 Prill 2018, 13:16

Kërcënimet e Serbisë, Thaçi “ultimatum” Beogradit: Kujdes, do t’ju përgjigjemi me armë

Kërcënimet e Serbisë, Thaçi “ultimatum”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke folur në manifestimin “Ditët e Shqipes” që mbahet çdo vit në Koshare tha se Kosova ka fituar pavarësinë dhe shtetësinë e saj fal rënies së dëshmorëve të kombit siç janë Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe dëshmorët e tjerë të rënë në Koshare.

Sipas tij fal këtyre dëshmorëve Kosova sot po ecën e sigurt drejt integrimit evropian, raporton express. Thaçi përmendi edhe kërcënimet që sipas tij po vijnë nga Serbia por tha se “këtyre kërcënimeve do t’iu përgjigjemi siç iu jemi përgjigjur para 19 vitesh, me pushkë”, tha presidenti. Manifestimi “Ditët e Shqipes” po mbahet për nder të 19 vjetorit të Betejës së Koshares e cila përfundimisht theu kufirin  në mes tokave shqiptare që me shekuj ishte vënë nga pushtuesit.