TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është konfirmuar tashmë prej kohësh që mes dy artisteve shqiptare me famë botërore: Rita Ora dhe Dua Lipa do të ketë një bashkëpunim në të ardhmen e afërt.
Do të jetë artistja Charlie XCX e cila do t’i bashkojë këngëtaret shqiptare në një bashkëpunim, që pritet të jetë në krye të top listave në tregun ndërkombëtar.
Deri sa të vi ky moment, këngëtaret duket se po miqësohen më shumë.
Vite më parë ato nuk kishin relacione të mira me njëra-tjetrën, dhe nuk takoheshin kurrë, gjer sa festivalet e vitit të kaluar i bëri bashkë dhe që atëherë të dy shqiptaret u bënë mike të mira.
Se kanë një miqësi të mirë e vërteton edhe fakti që Bebe së fundmi ka shpërndarë këngën e re të Ritës ‘Anywhere” në llogarinë e saj në Instagram.
“Vajza ime, Rita Ora, gati e para në Mbretërinë e Bashkuar. Përkrahje për ‘Anywhere’”, - ka shkruar këngëtarja Rexha në Instagram, teksa ka suportuar projektin e fundit nga Ora.