LIFESTYLE, 30 Nëntor 2017, 11:13

Ja 10 të famshmit, llogaritë e të cilëve janë më të ndjekura në Instagram! (foto)

Ja 10 të famshmit, llogaritë e të cilëve janë më

Instagrami ka publikuar të dhënat mbi postimet, pëlqimet dhe reagimet, në llogaritë më të ndjekura të këtij rrjeti social.

Vihet re, se për të dytin vit me radhë, mbretëresha e Instagramit vijon të jetë Selena Gomez, e cila ka shtuar me 20 milionë numrin e ndjekësve dhe ka shkuar në 130.6 milionë në total.

Në 10-shen më të ndjekur bëjnë pjesë disa anëtarë të familjes Jenner-Kardashian, por edhe futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo.

Mjaft e famshme u bë edhe këngëtarja Ariana Grande, sidomos pas tragjedisë së ndodhur gjatë një koncerti në Manchester.

[gallery ids="28206,28207,28208,28209,28210,28211,28212,28213,28215,28216"]