TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin "Zonë e Lirë" të Arjan Çanit, është transmetuar një këngë, e kënduar nga disa vajza, për mjekët që luftojnë me koronavirusin në Shqipëri.
Kënga është transmetuar në emision dhe ka emocionuar veçanërisht doktor Pëllumb Pipero, që nuk i ka mbajtur dot lotët.
"Jam shumë i emocionuar. I kam sytë me lot, kam shumë emocione. Mu duk e jashtëzakonshme, i përqafoj vajzat", tha Pipero.
Doktori tha se tashmë Shqipëria ka kaluar pjesën më të madhe të karantinës dhe se trendi i epidemisë është në rënie.
/TPZ.al/
