AKTUALITET, 16 Tetor 2018, 14:05

KE kërkon rihapjen e hetimeve për 2 shqiptarët e vrarë nga autoritetet greke

Monitoruesi grek në Helsinki ka kërkuar nga Presidenti i Komisionit Europian rishqyrtimin e 12 çështjeve të fituara në Gjykatën e Strazburgut.

Dy prej çështjeve janë për vrasjen e dy shqiptarëve nga policia helene, Ilir Çelniku dhe Pëllumb Marnikolla.

Pëllumb Marnikollaj ndërroi jetë në datën 3 gusht 2016 në komisariatin e Patisias në Athinë. Ndërsa Ilir Çelniku u vra nga policia greke në nëntor të vitit 2001.

Auto Ddda1539683523

Sipas autoriteteve greke Pëllumb Marnikollaj u hodh nga kati i dytë i komisariatit të policisë! Policia greke lajmëroi asnjë nga familjarët e të ndjerit, të cilët lokalizuan trupin e tij në dt.11 gusht, në kohën kur do të varrosej si një person i cilësuar si pakërkuar. TPZ.AL