SPORT, 25 Qershor 2018, 17:59

Kavani vulos fitoren, Uruguai është lideri i grupit A

Kavani vulos fitoren, Uruguai është lideri i grupit A

Në “Samara Arena” është luajtur ndeshja mes Uruguait dhe Rusisë organizatore, në kuadër të xhiros së fundit të fazës në grupe për Kupën e Botës.

Takimi është mbyllur me fitoren e pastër të Uruguait me rezultatin 3-0, ku përveç rezultatit, të kaltrit kanë dominuar plotësisht takimin, duke u konfirmuar kështu në vendin e parë.

Goli i parë për Uruguain u shënua nga Suarez në minutën e 10, ndërkohë që erdhi edhe autogoli i Çerishev në minutën e 23-të. Takimin vulosi Kavani, që shënoi edhe golin e tretë në minutën e 90-të, duke i dhënë kështu skuadrës së tij vendin e parë pa shumë mund.