SPORT, 24 Qershor 2018, 18:45

Video / Gafa e Panamasë, kërkon të shënojë pasi anglezët braktisin fushën

Shumë është folur për këtë rregullore të re që ka bërë analistët dhe specialistët e gjykimit të dyshojnë. Dhe në ndeshjen e Anglisë ndaj Panamasë, e fituar 6-1 nga britanikët falë tripletës së Harry Kane, kemi parë për të parën herë një incident të tillë. Lojtarët e Panamasë kanë marrë topin me shpejtësi pasi Kane shënoi penalltinë e dytë, duke e vendosur në qendër të fushës dhe nisin aksionin shtatë kundër një. Vetëm portieri Pickfort ishte në atë moment në gjysmëfushën e tij, teksa të tjerët ishin duke festuar. Por arbitri shumë shpejt ka fërshëllyer, duke udhëzuar lojtarët e Panamasë të presin kundërshtarët të rikthehen në mesin e fushës.
FIFA World Cup@WorIdCupUpdates

Panama trying to score a goal while England players were celebrating.