SPORT, 24 Qershor 2018, 23:45

Kolumbia shpreson ende, Polonia i jep lamtumirën Rusisë

Kolumbia shpreson ende, Polonia i jep lamtumirën Rusisë

Kolumbia ka fituar bindshëm 3-0 ndeshjen ndaj Polonisë, duke shpresuar për kalimin e fazës së grupeve me një fitore ndaj Senegalit. Për kolumbianët shënuan Mina, Falcao dhe Cuadrado, në një ndeshje të dominuar prej tyre.

Ndërkohë, polakët e pafuqishëm i dhanë lamtumirën Rusisë pas një kompeticioni shumë zhgënjyes për ta. Lewandowski me shokë humbën edhe ndeshjen e parë ndaj Senegalit, duke mos pasur asnjë shans tashmë për kalimin e grupit.