TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pol Pogba ka frikë se Botërori aktual, mund të jetë i dyti dhe i fundit i karrierës së tij, ndonëse është vetëm 25-vjeç. Këtë ai e ka pranuar para gazetarëve në konferencën para ndeshjes të fundit në grup, duelin ndaj Danimarkës.
“Ky mund të jetë Botërori im i fundit. Unë jam realist, nuk di të them nëse do të thirrem më në kombëtare, ndoshta do të ketë lojtarë të tjerë më të mirë se unë. Unë uroj që të luaj më shumë. Kam pasur fatin që të luaj në dy Botërorë, disa ëndërrojnë të luajnë vetëm në një”, tha ai.
Lojtari po përballet me shumë kritika për paraqitjet e tij, ndonëse mbetet një titullar fiks në planet e Francës dhe ka luajtur në të dy ndeshjet e deritanishme në këtë aktivitet. Megjithatë, mediat franceze janë të bindura se trajneri Deshamp po mendon ta lërë pushim për ndeshjen e fundit në grup, që të jetë i freskët për fazën tjetër të turneut.