SPORT, 24 Qershor 2018, 15:24

“Edhe Merkel bën shqiponjën si Xhaka e Shaqiri”, reagon aktori dhe biznesmeni i njohur pas vendimit të FIFA-s

“Edhe Merkel bën shqiponjën si Xhaka e Shaqiri”, reagon

Vendimi i FIFA-s ndaj dy futbollistëve shqiptar, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka pasi bënë simbolin e shqiponjës në ndeshjen me Serbinë ka shkaktuar reagime të shumta.

Ka qenë aktori dhe biznesmeni i njohur Blerim Destani, ai  i cili reagon duke postuar një foto të kancelares gjermane, Angela Merkel, ndërsa përpiqet të bëjë simbolin e shqiponjës dykrenore me dy duart e saj.

Bashkangjitur me foton, Destani shkruan në gjermanisht, atje ku edhe ka zhvilluar edhe aktivitetin më të madh artistik dhe tregtar: Shaqiri dhe Xhaka kanë goditur edhe një herë… faleminderit Merkel.

 FIFA nisi procedimi disiplinor ndaj dy lojtarëve me origjinë shqiptare, ashtu si edhe ndaj tifozëve dhe trajnerit të Serbisë.