SPORT, 25 Qershor 2018, 14:43

Suksesi në Botëror ka një prapaskenë, zbulohet sekreti i Kroacisë

Suksesi në Botëror ka një prapaskenë, zbulohet sekreti i

Me dy fitoret e marra në grup përballë Nigerisë dhe Argjentinës, Kroacia siguroi matematikisht kalimin në turin tjetër, duke pritur e qetë ndeshjen e fundit përballë Islandës.

Përveç faktit se arrtin të merrnin fitore, kroatët kanë zhvilluar edhe një lojë të bukur, e cila është vlerësuar nga të gjithë. Normalisht, pas një suksesi, lojtarët meritojnë relaksim dhe pushim. Këtë gjë, futbollistët e Kroacisë po mundohen ta marrin nëpërmjet një aplikacioni që quhet “El Magico”.

Ky aplikacion është krijuar nga disa në rinj në Split të Kroacisë, shkarkohet në çdo celular dhe është një lojë që ka të bëjë me skuadrat e Kupës së Botës.

Lojtarët kroatë duket se kanë mbetur mjaft të kënaqur me lojën, pasi në çdo moment pushim, ata mundohen të thyejnë rekorde, duke konkurruar me njëri-tjetrin dhe jo vetëm. Përveç faktit se luajnë ditën, kroatët duket se janë të detyruar të luajnë edhe natën, duke qenë se ka shumë rekorde për t’u thyer.