TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rikthehen polemikat mes Safet Gjicit dhe Ardjan Takajt. Ka mjaftuar një deklaratë e presidentit të Skënderbeut, dhënë të shtunën në një interviste për “Panorama Sport”, që kreu i klubit të Kukësit të përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë”.
Në një bisedë ekskluzive për gazetën, Gjici i ka kujtuar Takajt se nuk është faji i Kukësit që Skënderbeu u dënua dhe nuk luan dot në Champions. Në fakt, presidenti i korçarëve pati thënë se nuk do të transferojë asnjë lojtar te Kukësi, pasi dy vite më parë, Gjici ua faturoi dështimin në Europë huazimeve nga Skënderbeu (Sabjen Lilaj, Liridon Latifi dhe Masato Fukui). “Takaj nuk më ka uruar, por urimi më i madh do të ishte të na jap ndonjë lojtar”, është shprehur pak ditë më parë Safet Gjici.
REPLIKA PËR LOJTARËT “Më vjen keq që presidenti i Skënderbeut ka deklaruar një gjë të tillë. Ai mund të mendojë çfarë të dojë, por në këtë rast është treguar shumë i vogël.