TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në datën 20 nëntor, në Elbasan Arena, do të luhet ndeshja Shqipëri - Wales. Ambasada britanike ka publikuar disa udhëzime për tifozët britanikë që do të vizitojnë Shqipërinë.
Në këto udhëzime thuhet se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për sigurinë e tyre, njësoj si në Mbretërinë e Bashkuar, pra vendi ynë nuk konsiderohet si një vend problematik sa i përket sigurisë. Megjithatë, ajo që bie në sy në udhëzimet e ambasadës, ëhtë se uji i rubinetit në Tiranë dhe Elbasan, nuk është i pijshëm. Pra, ambasada po i udhëzon qytetarët anglezë, që në asnjë mënyrë të mos e konsumojnë këtë ujë.
"Ju duhet të keni të njëjtin nivel të shqetësimit për sigurinë personale, si në Mbretërinë e Bashkuar. Si në çdo qytet tjetër, kini kujdes nga hajdutët e xhepave dhe nga hajdutët e valixheve në aeroport, në qendër të qytetit dhe kur përdorni transportin publik- mbani me vete vetëm gjërat që ju nevojiten dhe lërini paratë cash dhe sendet me vlerë në kasafortën e hotelit. Uji i rubinetit në Tiranë dhe Elbasan nuk është i pijshëm".
Por, sipas Ujësjellësit të Tiranës, uji në Tiranë është i pijshëm dhe monitorohet rregullisht nga Inspektoriati Sanitar Shtetëror. Por pavarësisht këtij zotimi, qytetarët shpesh janë ankuar për cilësinë e ujit të pijshëm, edhe pse çmimi është rritur maksimalisht.
Me sa duket, edhe britanikët nuk janë të bindur për cilësinë e ujit dhe paralajmërojnë qytetarët e tyre përpara se të udhëtojnë për në Shqipëri.
/TPZ.AL/