TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pas arrestimit të gjashtë biznesmenëve dhe shpalljen ne kërkim të pesë të tjerëve, pas krijimit të një skemë mashtrimi me TVSH-në, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarësh, të tjera detaje kanë dalë në ditë.
Gazeta Shqiptare mëson se kryesor në këtë skemë është një prej të shpallurve në kërkim. Ai ka ideuar dhe vënë në praktikë këtë skemë.
Nga deklarimet e të arrestuarve, del se ai ka kontaktuar me 10 personat që janë pjesë e këtij hetimi duke i mashtruar se do u gjente pune u ka marrë dokumentet e identifikimit dhe i ka çuar para një noteri për të firmosur prokura.
Më pas, në emrin e tyre ka regjistruar biznese, duke tërhequr blloqe tatimorë dhe bërë shitje fiktive për të përfituar rimbursimin e TVSH-se.
Të arrestuarit janë gjetur në punët e tyre respektive, ku kanë qenë të punësuar dhe nuk kanë pasur dijeni që disponojnë biznese.
I njëjti person është arrestuar edhe para 2-3 vite më parë, po nga krimi ekonomik.
Arrestimet
Gjashtë biznesmenë kanë rënë në prangat e policisë pasditen e djeshme, ndërsa pesë të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ata akuzohen se kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarësh. Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani ka dhënë masën e arrestit në mungesë për 11 biznesmenë.
Bëhet me dije se deri tani janë ekzekutuar 6 prej tyre, ku kanë rënë në pranga Dhimitraq Çelo, Bujar Morataj, Shkëlqim Hasani, Ruzhdi Murataj, Nevroz Lami dhe Indrit Sulaj. Ndërkohë janë ende në kërkim B.Gj., M.M., A.B., S.K., E.Sh..
Biznesmenët janë nga fusha e ndërtimit, karburanteve, etj. Një pjesë e atyre që janë arrestuar janë emra të njohur për publikun. Administratorët e këtyre subjekteve në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në, ku janë përfshirë një numër i madh subjektesh. Veprimet hetimore dhe procedurale kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale që të këto persona kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.
Kompanitë dhe aktivitetet e biznesmenëve
Biznesmeni Indrit Sulaj, emri i subjektit që administron “UNIK 87”. Objekti i këtij aktiviteti ka të bëjë me konfeksione, import-eksport, skrap etj. Biznesmeni Bujar Murataj, emri i subjektit që administron “NOBLE 2013”. Objekti i këtij aktiviteti ka të bëjë me montim të impianteve për prodhim energjie. Biznesmeni Dhimitraq Çelo, emri i subjektit që administron “GTI”.
Objekti i këtij aktiviteti ka të bëjë me import-eksport të artikujve të ndryshëm industrialë. Tregtim automjetesh të çdo lloji, marke e tonazhi, si dhe pjesë këmbimi për to. Themelimi i këtij aktiviteti paraqitet më datë 20.10.2016.
Biznesmeni Ruzhdi Murataj, emri i subjektit që administron “ALB KEJS FAMILY”, objekti i këtij aktiviteti ka të bëjë me import-eksport të pajisjeve elektrike, elektronike. Aktivitete në fushën e ndërtimit, objekte, fshatrave turistikë, diga etj., sipas licencave përkatëse.
Biznesmeni Shkëlqim Hasani, emri i subjektit që administron “FERIK Domi”. Objekti i këtij aktiviteti ka të bëjë me aktivitete në fushën imobiliare.
– Dhimitraq Çelo, 23 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë.
– Shkëlqim Hasani, 50 vjeç, lindur në Gramsh banues në Tiranë.
– Bujar Murataj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
– Ruzhdi Murataj, 60 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
– Indrit Sulaj, 30 vjeç lindur dhe banues në Tiranë.
– Nevruz Lami, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Në kërkim
– B.Gj., A.B., E.SH., S.K. dhe M.M..