TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Braktisja e punimeve të Parlamentit nga deputetët e ministrat socialistë është ironizuar nga ish -kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme.
Duke marrë fjalën për procedurë ai tha se është ‘katandisur kaposhi një thelë’. Sipas tij ministrat po ikin të frikësuar nga protesta e opozitës e së shtunës.
“Siç e shihni keni ngel një thelë këtu, të gjithë ministrat të turpëruar nga vetja e tyre, të tmerruar nga superprotesta që po afron, largohen nga Parlamenti dhe lënë këtu ikonën e nxirë të megaaferave më të mëdha të historisë së vendit, binjakun e Gjiknurit, Arben Ahmetajn. Ikën deputetët, nuk janë këtu as 1/5 e tyre. E thotë Viktor Hygo: “nuk njihej më as shef as flamurtar”. Çdo bëni ju ditën e protestës, ku do futeni ju? Ua thoni shqiptarëve këtë”, tha Berisha.