AKTUALITET, 25 Janar 2018, 10:45

Mediu: Në 27 janar të triumfojmë mbi të keqen, "timonieri" duhet ndalur

Mediu: Në 27 janar të triumfojmë mbi të keqen,

Në nisje të seancës parlamentare, pas betimit të dy deputetëve të rinj të PDIU-së dhe LSI-së, fjalën e ka marrë kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, i cili u bëri thirrje shqiptarëve për tu bashkuar në 27 janar në protestën e madhe të opozitës, duke renditur edhe shkaqet.

“27 janari është dhe duhet të jetë dita e zërit dhe revoltës qytetare. Shqiptarët duhet të protestojnë kundër ikjes masive, kundër antikushtetueshmërisë, kundër paligjshmërisë, varfërisë, korrupsionit”, tha Mediu.

“Timonieri thotë se ne mund të bëheni evropian vetëm duke mos folur. Timonieri thotë se ne nuk kemi të drejtë të flasim por të heshtim dhe nuk duhet të protestojme, sepse atyre katër vite nuk u dalin dhe i duhen më shumë”, tha Mediu.

Sipas tij Rama po bënë një propagandë bajate me qëllim ndërtimin e një shoqërie cinike dhe të ulët. “Kjo është e papranueshme”, tha ai.

Më pas Mediu shtoi se një popull që nuk reagon dhe nuk përballet me të keqen është i destinuar të vuaj./TPZ.AL