AKTUALITET, 27 Shtator 2019, 11:41

Porti i Durrësit vendkalimi për kokainën, si u kapën 613 kg kokainë brenda konteinerëve në 2017(Hera e dytë)

Porti i Durrësit vendkalimi për kokainën, si u kapën 613 kg



I përngjan një skenari filmi hollivudian, por është skena me të cilën përballet sot policia dhe autoritetet shqiptare. Trafiku i drogës nga Ekuadori me vend kalimi tranzit Shqipërinë, për të kaluar më pas në vendet e BE-së, provohet sërish me kapjen e 4 konteinerëve me drogë në Portin e Durrësit.

Skenari i trafikantëve duket se është i njëjtë me atë të kokainës së Maminasit, ku brenda konteinerëve të firmës “Arbi Garden” u gjetën 613 kg drogë e llojit kokainë, më 27 shkurt 2017.

Droga ishte e fshehur mes bananeve, dhe u kap në vendin tonë nën mbulesën e një kontenieri me banane të kompanisë pasi i kishte shpëtuar kontrollit në disa shtete të tjera.

Autoritetet shqiptare pretenduan se operacioni ishte tërësisht i tyre dhe pa bashkëpunimin e agjencive të huaja.

613 kg kokainë është sasia më e madhe e kapur ndonjerë në Shqipëri dhe vlera e saj në tregun klandestin mund të shkonte deri në 200 milionë euro.

Destinacioni i kokainës ishin tregjet evropiane, ndërkohë që mendohet se pronari i ‘Arbi Garden’, Arbër Çekaj ka bashkëpunuar edhe me disa persona të tjerë për transportimin e drogës nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

Ambasadori amerikan, Donald Lu e konsideroi Çekajn një “peshk të madh”… mbetet për t’u parë, nëse i të njëjtës madhësie do të jetë edhe “peshku” i portit të Durrësit.

Lexo edhe:

https://www.tpz.al/2019/09/27/detaje-nga-dosja-oriz-ne-vend-te-kokaines-nga-pireu-ne-durres-kush-eshte-oficeri-i-arrestuar/