AKTUALITET, 20 Shkurt 2018, 22:15

Berisha zbulon sesi e shau Rama gjatë takimit në 1990, ku u shkrep edhe një foto

Berisha zbulon sesi e shau Rama gjatë takimit në 1990, ku u shkrep

Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur për Studio e Hapur në News 24, zbuloi detaje nga biseda e bërë me Edi Ramën në këtë foto, e shkrepur në 22 Dhjetor 1990. Të pranishëm ishin publicisti Ardian Klosi, Edi Rama dhe Sali Berisha.

Berisha: E nxorri i ndjeri Gramoz Pashko nga mbledhja e Partisë Demokratike. I them Gramozit, pse e nxorre?

Gramoz Pashko: Nuk mund të durojë më...

Berisha: Vjen ditën e mitingun dhe kërkon të flasë. I thashë më vjen keq, nuk mund ta prishë këtë protokoll. I këput një të sharë dhe ikën nga aty bashkë me Klosin.

/TPZ.AL/