AKTUALITET, 1 Janar 2018, 16:12

Kapen me 605 kg marijuanë, bllokohet gomonia në Leçe dhe arrestohet shqiptari

Kapen me 605 kg marijuanë, bllokohet gomonia në Leçe dhe

Një shqiptar (A.GJ) dhe një italian (A.D.) u arrestuan pas një operacioni ndërkombëtar antidroge, të organizuar nga policia kufitare shqiptare dhe italianët e “Guardia di Finanza”.

Gomonia e tyre rezultoi me 605,7kg marijuanë dhe ajo u  ndalua në Leçe të Italisë.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Policia Kufitare në detyrë dhe shërbim të përforcuar natën e ndërrimit të viteve e mbështetur edhe nga dispozitivi detar i “Guardia di Finanza” në Shqipëri ka bërë të mundur finalizimin e një tjetër operacioni ndërkombëtar antidrogë në bashkëpunim dhe koordinim.

Mbrëmjen e djeshme Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza në patrullim kanë informuar njësitë e Guardia di Finanza në Pulia dhe menjëherë është ngritur avioni i Frontex duke patrulluar zonën detare ku nga radaret e QNOD ishte gjurmuar një mjet lundrues i dyshimtë.

Si rezultat është bërë e mundur interceptimi i një gomoneje rreth 6 metra më një motor fuoribordo i ngarkuar me lëndë narkotike që lëvizte në ujra ndërkombëtare.

Pas ndjekjes, në afërsi të Leces, GdF ka bërë bllokimin e gomones me dy skafistë në bord, konkretisht një shtetas shqiptar me inicialet A.Gj. 55 vjeç dhe një italian me inicialet A.D. 38 vjeç, si dhe është sekuestruar mjeti lundrues dhe ngarkesa prej 605,7 kg e dyshuar marijuanë.

Të dhënat e tjera janë pjesë e sekretit hetimor pasi vijon shkëmbimi intensiv i informacioneve duke përfshirë edhe forcat policore malazeze.