AKTUALITET, 1 Janar 2018, 15:37

A ka bërë Edi Rama ndërhyrje estetike në fytyrë? (Fotogaleri)

A ka bërë Edi Rama ndërhyrje estetike në fytyrë?

Pas Putinit dhe Berlusconit që dihen tashmë publikisht për ndërhyjet e tyre estetike, Edi Rama nuk do të ishte politikani i vetëm që kujdeset t’i japë një “penel freskie” imazhit të tij.

Mund të dukemi dyshues e ndoshta edhe tendenciozë teksa vëmë në dukje ndryshimet e fundit në pamjen e Krysministrit, por fotot flasin më mirë se fjalët.

Në fakt, pamja e rinuar e Ramës na ra në sy fillimisht mbrëmjen e 28 Dhjetorit, kur ai u shfaq në ekranin e Top Channel, i ftuar në emisionin e gazetarit Sokol Balla. Atletet dhe bluza sportive poshtë xhaketës, nuk ishin të vetmit elementë që e bënin Ramën të dukej më i ri. Lëkura e tendosur fliste qartë që Kryeministri ishte kujdesur pak më tepër për veten këtë radhë. Botox apo lifting nuk jemi aq të zotë ta themi, por me siguri një specialist i këtyre ndërhyjeve do e saktësonte.

Ndërkohë bindjen tonë e forcoi edhe dalja e Ramës në konferencën me mediat një ditë më pas, ku sërish imazhi i freskuar na la të kuptojmë se kryeministri ynë, nuk është thjesht ujë e sapun.

Për të bërë një krahasim të thjeshtë, po sjellim disa foto të Ramës të shkëputura nga emisioni “Opinion” në Qershor të këtij viti dhe fotot e fundit, 6 muaj më pas nga emisioni “Top Story”. Me sa duket, me muajt që shkojnë Rama rinohet. / Opinion.al/

[gallery ids="48623,48624,48625,48626,48627,48628"]