AKTUALITET, 1 Janar 2018, 16:01

Aksident në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, plagosen rëndë katër persona

Aksident në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, plagosen rëndë

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, ku janë plagosur katër persona.

Njoftim i policisë

Më datë 01.01.2018 në aksin rrugor Prrenjas – Qafë Thanë në fshatin Rrajcë Fushë janë përplasur tre automjete.

Mjeti tip “Benz” me targa AA 871 BI që drejtohej nga shtetasi B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë është përplasur me një mjet me targa AA 035 SK që drejtohej nga shtetasi F.S., 54 vjeç banues në Tiranë dhe një mjet me targa AA 563 MS që drejtohej nga shtetasi A.Sh.

Si pasojë janë aksidentuar katër shtetasit:

B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë drejtues i mjetit tip “Benz” me targa AA 871 BI dhe bashkëshortja e tij shtetasja A.Sh., 27 vjeçe.

Drejtuesi i mjetit me targa AA 035 SK shtetasi F.S., dhe pasagjeri shtetasi L.S., 51 vjeç banues në Prrenjas.

Të katërt shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.