AKTUALITET, 1 Janar 2018, 14:59

Kafja e parë presidenciale 2018: me qetësi dhe dashuri!

Kafja e parë presidenciale 2018: me qetësi dhe dashuri!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kanë zgjedhur shtëpinë e tyre për të pirë kafen e parë të vitit 2018: “Me qetësi dhe dashuri”, shkruan bashkëshortja e Kreut të Shtetit, duke “huazuar” togfjalëshin “biblik” të Metës.

“Kafja e parë e 2018 me qetësi dhe dashuri. Bora dhe Era e mbajtën fjalën, e shtruan tavolinën dhe i lanë të gjitha enët. Normal që pas orës 12 gëzuan me shoqërinë e tyre, ndërsa ne të dy në shoqërinë e njëri-tjetrit. Gëzuar edhe të gjithëve ju me familjet tuaja!”

/TPZ.AL/