AKTUALITET, 1 Janar 2018, 12:43

S'ka të lënduar nga fishekzjarret në Tiranë

S'ka të lënduar nga fishekzjarret në Tiranë

Gjatë natës së ndërrimit të viteve më shumë se 50 persona kanë shkuar në QSUT për të marrë ndihmën e parë, por asnjë prej tyre nuk ka shkuar për të marrë ndihmë për shkak të lëndimeve nga fishekzjarrët.

Sipas të dhënave të para, bëhet me dije se QSUT e kanë frekuentuar 6 persona të cilët kanë patur nevojë për marrjen e një serumi për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit. Gjithashtu për ndihmën e parë kanë patur nevojë edhe 2 persona të cilët janë aksidentuar lehtë.

Gjatë ndërrimit të  viteve në spital kanë shkuar edhe 4 fëmijë për shkak të virozëve të stinës. QSUT bën me dije se rastet e tjera kanë qenë persona të moshuar dhe persona të tjerë të cilët kanë kryer kontrolle të urgjenca e kësaj qendre spitalore.

Mjekët janë shprehur se fluksi i njerëzve që kanë patur nevojë për ndihmën e parë këtë vit ka qenë i normal, ndryshe nga vitet e tjera ku fluksi i personave gjatë natës së ndërrimit të viteve ka qenë shumë herë më i madh.