AKTUALITET, 1 Janar 2018, 14:13

Me 2018 vijnë edhe shirat e dëbora, nga pasdite reshje të shumta në ...

Duket se dita e sotme do të jetë e fundit pa reshje. Kjo pasi që në orët e mbrëmjes do të nisin reshjet e shiut dhe dëborës në lartësi mbi 800 metra. Reshjet më të shumta do të bien në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Më poshtë gjeni edhe parashikimin e motit për pasditen e sotme dhe nesër të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Bashkangjitur do të gjeni parashikimin e rreziqeve për sot dhe nesër.

Image

RESHJET

Sot pasdite do të rifillojnë reshjet (me intensitet mesatar), kryesisht në pjesën veriore dhe veriperëndimore, ku do të ketë edhe shtrëngata të izoluara, duke u shtrirë më pas në të gjithë territorin e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër do të vazhdojnë reshjet, në të gjithë territorin, por me intensitet më të vogël. Në zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit priten reshje dëbore (në veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 °C / 14 °C

në vendet e ulëta:  6 °C / 13 °C

në vendet malore:  1 °C / 8 °C.

ERA

Sot dhe nesër era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 30 km/orë.

Image