AKTUALITET, 1 Janar 2018, 13:15

Manastirliu viziton bebet në maternitet

Laeli lindi vetëm 10 sekonda pas mesnate në ditën e parë të vitit 2018 në Maternitetin Koço Gliozheni, dhe 1 min më vonë lindi Nadia në maternitetin Mbretëresha Geraldinë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vizitoi në mëngjes dy bebet e para të vitit dhe uroi vitin e ri 2018 të sapoardhurve në jetë, familjeve të tyre dhe të gjithë shqiptarëve.