AKTUALITET, 15 Shtator 2019, 08:36

Kapen 26 irakianë në Kukës, mes tyre gra dhe fëmijë

Kapen 26 irakianë në Kukës, mes tyre gra dhe fëmijë


26 emigrantë irakianë janë shoqëruar në policinë e Kukësit ditë ne sotme pasi ishin futur në mënyrë klandestine në Shqipëri.

Mes të shoqëruarve ka burra, gra dhe fëmijë të moshës 4-13 vjeç.

Klandestinët u futën mëngjesin e një dite më parë në Kukës dhe synonin të shkonin në Kosovë.

Ata kishin parashikuar të kalonin përmes Morinës por aty u kapën nga policia. Emigrantët po merren në pyetje për të zbuluar më tej qëllimet e tyre.