TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ditës së sotme ka luajtur javën e parë të kampionatit edhe Kategoria e Parë.
Kështu në grupin A nuk ka sesi të mos vihet re humbja e Dinamos në transfertë ndaj Tërbunit. Pavarësisht pretendimeve të mëdha të kryeqytetasve për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, gjithçka ka nisur mbrapsht për ta.
Nga ana tjetër në grupin B, vlen të përmendet fitorja e Lushnjes ndaj Shënkollit, e arritur me shifrat 4-1. Ndërkohë që Apolonia ka marrë tri pikët me shumë vlerë në transfertë ndaj Elbasanit, duke fituar me rezultatin 0-1.
Grupi A
Besëlidhja-Korabi 3-0
Kastrioti-Egnatia 3-2
Veleçiku-Erzeni 0-3
Shkumbini-Burreli 2-0
Terbuni-Dinamo 2-0
GRUPI B
Turbina-Iliria 1-0
Devolli–Pogradeci 3-0
Elbasani-Apolonia 0-1
Lushnja-Shënkolli 4-1
Oriku-Besa 2-1