AKTUALITET, 14 Shtator 2019, 23:22

Gol dhe asist në goleadën e Barcelonës, tjetër rekord për 16-vjeçarin Fati

Gol dhe asist në goleadën e Barcelonës, tjetër rekord

Ansu Fati është kthyer në njeriun e momentit te Barcelona, duke lënë në hije pak edhe Lionel Mesin, i cili vazhdon të jetë spektator për katalanasit si pasojë e dëmtimit që ka pësuar. Ylli i ri 16-vjeçar vazhdon të thyejë rekorde dhe sot ishte dita kur vendosi një tjetër në suksesin 5-2 ndaj Valencias.

Lojtari gjeti rrugën e rrjetës pas asistit të De Jogn që në minutën e dytë të takimit, duke gjetur rrjetën në ndeshjen e parë si titullar me katalanasit. Në minutën e 7-të, ai ktheu borxhin mesfushorit duke i dhënë pasimin për golin e 2-0. Kjo e bëri atë lojtarin më të ri në historinë e La Liga, që shënonte gol dhe jepte asist në të njëjtën ndeshje në historinë e këtij turneu, në moshën 16 vjeç e 318 ditë.

Një paraqitje mbresëlënëse e tij, por edhe e skuadrës katalanase, e cila nuk u trondit kur Gameiro shkurtoi shifrat. Pike në fillimin e pjesës së dytë çoi rezultatin në 3-1 para s enë fushën e lojës, në vend të Fati, të futej Luis Suarez. Ky i fundit shënoi 2 herë, duke çuar bilancin në 5-1 para se Gomez të vuloste shifrat në 5-2 me golin e tij në shtesë. Kësisoj, Suarez arriti kuotën e 130 golave në La Liga, duke qenë uruguaiani më i suksesshëm në këtë turne, e duke u bërë zyrtarisht futbollisti i 10 i huaj me më shumë gola në kompeticioni.