TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër.
Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, në afërsi të Shupenzës.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dy persona. Ndërkohë, njëri prej të lënduarëve, një grua, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohet me urgjencë drejt Tiranës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.