AKTUALITET, 14 Shtator 2019, 21:41

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin dhe zhduket me shpejtësi

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin dhe

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Lezhë. Ngjarja është shënuar në fshatin Barbulloj e re, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se këmbësori ka qenë duke ecur në anë të rrugës, kur është përplasur nga makina, e cila është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.