AKTUALITET, 14 Shtator 2019, 22:55

Interi fiton ndaj Udinezes dhe merr kreun e Serisë A, zikaltrit i falen… Sensit

Interi fiton ndaj Udinezes dhe merr kreun e Serisë A, zikaltrit i

Interi ka mposhtur Udinezen, me rezultatin 1-0 dhe ka marrë kreun e Serisë A, pas javë së tretë.

Skuadra e drejtuar nga Konte ka shënuar me anë të Sensit, në minutën e 44-të të sfidës. Italiani ka gjetur rrjetën me kokë, pas një krosimi të Diego Godin.

Në minutën e 36-të, De Pol u ndëshkua me karton të kuq për Udinezen dhe la shokët e vet me dhjetë lojtarë.

Në pjesën e dytë debutoi dhe Sançez, i cili për pak sa nuk ka shënuar. Interi kishte dhe raste të tjera, por nuk arriti të shënoi golin e qetësisë.

Me këtë trepikësh Interi kap kreun e Serisë A, pasi shkon në kuotën e nëntë pikëve, dy më shumë se Juvja që barazoi ndaj Fiores.

[video width="800" height="520" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/09/inter-gol-udine.mp4"][/video]