LIFESTYLE, 18 Prill 2020, 12:45

“Mos kini frikë, bishat do t’ju shpëtojnë”/ Rovena Stefa tregon sesi po ‘lufton’ me COVID-19, pas krahëve të saj tanke luftarakë


Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa na ka treguar së fundmi sesi po ‘lufton’ me COVID-19, ndërkohë që është në karantinë.

“Ja me çfarë luftohet Koronavirusi!!! Mos kini frikë, BISHAT do t’ju shpëtojnë, do e shkulin virusin nga vendi na ndiqni së shpejti në Youtube , shkruan ajo në një postim në Instagram, ku ka publikuar edhe një foto në të cilën shfaqet me Holta Pilz, një nga bodybuilder-et  shqiptare.

Në foto ato shfaqen sikur janë “në luftë”, pasi pas tyre ka tanke lufatrake, por nuk mungojnë edhe veshjet provokuese. Mesa duket këngëtarja shqiptare e kalon kohën duke bërë stërvitje në banesën e saj dhe këtë do ta demostrojë edhe në kanalin e saj në Youtube.